Rusët që jetojnë në Gjermani kanë organizuar protesta kundër ndihmës së Gjermanisë për Ukrainën dhe kundër sanksioneve ndaj Moskës.
Sipas DW, duke mbajtur një tubim në Koln, rreth 2000 protestues rusisht-folës kanë kërkuar që Gjermania të ndalojë ndihmën për Ukrainën dhe të heqë sanksionet ndaj Rusisë.
Në të njejtën kohë, në vend janë mbledhur edhe qindra kundër-protestues për të shprehur mbështetje për Ukrainën.
Gjermania është shtëpia e rreth 3 milionë njerëzve me prejardhje etnike ruse, por që nga fillimi i luftës nuk ka pasur shumë tubime pro-ruse.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se organizatorët e protestës poashtu kanë mblodhur donacione për forcat separatiste të mbështetura nga Rusia në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.
/GazetaSinjali/