Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Itali, qeveria ka marrë disa masa, ndër to edhe kufizimi i lëvizjes për qytetarët, raporton Euronews, transmeton Gazeta Sinjali.
Këto masa janë marrë pasi që rreth 100 shkencëtarë dhe studiues kanë kërkuar nga kryeministri italian shtrëngim të masave për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Si pasojë e kësaj, shumë qytetarë në qytetin e Napolit kanë protestuar duke hedhur gurë në drejtim të policisë dhe duke brohoritur “Liri”.
Po ashtu, shumë restorante kanë vendosur edhe shenja me kryqe në to, duke shpallur biznesin e tyre të vdekur për shkak të masave të rrepta të reja qeveritare të vendosura.
Që nga e premtja, mbi 37,000 njerëz kanë vdekur në Itali nga COVID-19./Gazeta Sinjali/