image Protesta masive kundër masave antiCOVID, arrestohen 200 persona në këtë shtet

Botë

Protesta masive kundër masave antiCOVID, arrestohen 200 persona në këtë shtet

news image

Në një protestë kundër masave anti-COVID në Australi, 200 persona u arrestuan pas përplasjeve të dhunshme midis protestuesve dhe policisë në dy qytetet më të mëdha të Australisë të shtunën.

Që nga fillimi i pandemisë, atje u regjistruan shifra rekorde të infektimeve me koronavirus.

Pavarësisht se sa shumë punojmë, pavarësisht nëse 99 % e njerëzve po bëjnë gjënë e duhur, ekziston një element i Delta që askush nuk mund ta kontrollojë,” tha Kryeministri i NSW Gladys Berejiklian për mediet.

Mënyra më e mirë që mund të presim për lirinë është duke u siguruar që të vaksinohemi.”

Policia e Victoria në një deklaratë tha se shtatë oficerë u plagosën dhe më shumë se 200 persona u arrestuan në protestën “e dhunshme dhe të paligjshme”.

/GazetaSinjali/