image Protesta kundër Vuçiq, nis grumbullimi i protestuesve para PD-së

Shqipëri

Protesta kundër Vuçiq, nis grumbullimi i protestuesve para PD-së

news image

Në orën 16:00 pritet të nisë protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq pasditen e sotme në vendin tonë.

Ka nisur tashmë grumbullimi i protestuesve të cilët do të nisen nga selia e PD-së drej Kryeministrisë. Burime bëjnë me dije se gjatë protestës do të ketë disa fjalime në një podium para Kryeministrisë, si dhe do të ketë deklarata sa i takon aferës korruptive të inceneratorëve.

Ndërkohë, në terren do të angazhohen rreth 600 forca të efektivëve të Policisë, të cilët do të sigurojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në selinë blu, ku ka zhvilluar disa takime të ndryshme, ndërsa Sali Berisha pritet të mbërrijë në seli në minutat në vijim për t’iu bashkuar protestuesve./GazetaSinjali/