image Protesta e qytetarëve, Rama: Më alarmon cenimi direkt i dinjitetit tonë si komb

Shqipëri

Protesta e qytetarëve, Rama: Më alarmon cenimi direkt i dinjitetit tonë si komb

news image

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kritikoi sot protestuesit që u vendosën para Kryeministrisë në ditën e gjashtë kundër ngritjes së çmimeve.

Ai tha se e vetmja gjë që e alarmonte është cenimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit të kombit shqiptar.

“300-fish të ishte kjo protestë taksat mbi karburantet sa të jem këtu dhe kjo qeveri këtu nuk hiqet. Mua më alarmon diçka tjetër, cenimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull si shtet, si shoqëri. Shqiptarë nga ky reagim mund të gëzojë vetëm ata që e nxisin vetëm ata që janë në Kremlin. Se për çfarë një kryeministër duhet të luajë me nervat e njerëzve dhe të paralajmërojë kriza, atë e dinë vetëm ata”.

Sipas tij, çmimi që blihet në tregjet ndërkombëtarë ka ikur aty ku nuk e imagjinojnë qytetarët.

“Shumë pak ditë pasi ndeshet e gjithë bota me befasinë e kësaj lufte që vjen këtu vjen dhe thotë brenda javës do të kemi skenarët dhe masat që do të marrim, çfarë ka këtu për të investuar që të derdhet helm, të zgjatet më shumë kjo re mërzitje”, deklaroi Rama, raporton TCh.

“Nuk ka asnjë lidhje as me popullin, as me pensionistët që ua qajnë hallin ata që turpërojnë Shqipërinë. Po sikur kjo situatë të shkojë në ato pika që të mungojë nafta, energjia, një seri produktesh të tjera çfarë bëjmë ne këtu? Pse kaq pak jemi ne nga pikëpamja e forcës së karakterit, këta janë një pakicë e pakicës që po kërkojnë me çdo çmim të instrumentalizojnë një dynja të tërë”, tha Rama.

/GazetaSinjali/