image Protesta e punëtorëve të Lotarisë: Që nga viti i kaluar nuk kemi marrë paga

Sociale

Protesta e punëtorëve të Lotarisë: Që nga viti i kaluar nuk kemi marrë paga

news image

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë për shkak të mos plotësim-ndryshimit të Ligjit për këtë institucion.

Shpresa Gosalci, tha se plotësim-ndryshimi i Ligjit ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre. Madje, ajo ka sqaruar duke shtuar se që nga viti 2020 nuk janë duke marrë paga e që kjo i ka rënduar ata, duke pasur parasysh edhe pandeminë.

Gosalci tha se shumica prej tyre janë gra, të cilat janë edhe nëna vetushqyese.

“Në protestojmë që të bëhet miratimi i ligjit. Ky ligj ka qenë kërkesa jonë e kamotshme. Punëtorët tonë janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe nga viti 2020 janë pa paga”, është shprehu ajo.

“Ne kemi bërë kërkesa për takimin me ministrin e Financave, ku na është premtuar që do të trajtohet çështja jonë, mirëpo deri tani nuk kemi asgjë konkrete, na kemi thënë se mund të merr muaj, por jemi 60 familje sepse gjysma e punëtorëve janë gra dhe gjendja është shumë e rëndë”, theksoi Gosalci.

Kjo nuk është hera parë që punëtorët e Lotarisë protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre./GazetaSinjali/