image Protesta e PSD-së, Policia në gjendje gatishmërie

Siguri

Protesta e PSD-së, Policia në gjendje gatishmërie

news image

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur para objektit të Qeverisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo për arsye se është duke e mbajtur protesta e PSD-së që kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

PSD i ka bërë ftesë partive opozitare, mirëpo ato e kanë refuzuar por kanë thënë se e mbështesin.

Kujtojmë që dje Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar komentet në lidhje me propozimin e saj për rritjen e çmimit të rrymës, mirëpo as Qeveria dhe as partitë opozitare nuk i kanë dërguar komentet e veta.

/GazetaSinjali/