image Propozimi: Mjekët, policët dhe zjarrfikësit shpërblehen me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm

Kosovë

Koronavirusi/ Propozimi: Mjekët, policët dhe zjarrfikësit shpërblehen me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm

news image

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi sot përmes një konference për media ka propozuar një pako emergjente që pret të aprovohet nga qeveria.

Në këtë pako hyjnë gjithsej 13 masa të propozuara ekonomike, e njëra prej tyre është edhe shpërblimi me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm ndaj mjekëve e punëtorëve tjerë shëndetësorë, policëve dhe zjarrfikësve për kontributin në këtë kohë të pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Stafi mjekësor, policëve dhe zjarrëfikësve.
Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të këtij propozimi për këto kategori të nënpunësve publikë do të ndante një shpërblim shtesë në masën fikse prej 300 eurove për secilin në dy muajt në vijim. Pa marrë parasysh nivelin e pagës, gradës secili përfiton prej 300 euro për dy muaj në vijim”, tha Bislimi në një konferencë për media ku shpalosi në tërësi propozimin e tij.

Për t’u ekzekutuar, ky propozim duhet të votohet në mbledhjen e qeverisë. /Gazeta Sinjali/