Një media italiane Trieste Salario i ka kushtuar artikull një shqiptari të quajtur Edmond Prenga. Ai është pronari i një furre në Romë dhe për shkak të papunësisë dhe varfërisë që mund të përballen italianët, ka vendosur të dhurojë bukët falas.
Media italiane e nis kështu shkrimin:
Është djali nga ajo Shqipëria e kryeministrit Edi Rama që dërgoi një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh në vendin tonë për të na ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.
39-vjeçari shqiptar ka vendosur të prodhojë bukë në furrën e tij të quajtur “Bon Pan”, për ata që nuk kanë mundësi ta blejnë, duke i varur qeset para furrës dhe një tabelë ku lexon: Nëse ju nevojitet, kjo është për ju!,
Ai shprehet se kjo është zgjidhja më e mirë që ata të mos ndihen në siklet dhe të kenë turp të kërkojnë bukë.
E kam provuar urinë. Kur mbërrita në Itali në vitin 1998 nuk kisha asnjë qindarkë. I di mirë këto probleme. Italia më ushqeu mua. Kështu që vendosa t’u lija bukë atyre ne nëvojë se mendova se mund të kenë turp për të kërkuar.
Ne u rritëm me mitin e Italisë kur ishim fëmijë. Në ëndërronim të vinim një ditë këtu. Marrëdhënia e ne shqiptarëve me ju italianët është e fortë. Sot Shqipëria po rimëkëmbet por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Mendoj se Edi Rama bëri një gjest që tregoi zemrën e madhe të shqiptarëve për italianët.