image Pronari i “Besa Trans”: Pse nuk isha në atë autobus, të vdisja edhe unë

Rajon

Pronari i “Besa Trans”: Pse nuk isha në atë autobus, të vdisja edhe unë

news image

Pronari i agjencisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, në një intervistë për BNT bullgare ka dhënë detaje rreth udhëtimit të autobusit i cili u aksidentua javën e kaluar në Bullgari, ku si pasojë 45 persona e humbën jetën.

Haxhiu konfirmon se ai dhe familja e tij kanë qenë pjesë e udhëtimit dhe se kanë udhëtuar me autobusët e tjerë. Ai më tej gjithashtu pohon se autobusi i ishte nënshtruar një kontrolli teknik para udhëtimit për në Turqi dhe ishte plotësisht funksional.

Haxhiu thotë se po bashkëpunon me autoritetet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Thashë me vete: pse nuk isha edhe unë në atë autobus, të vdisja edhe në autobus. E kam menduar shumë herë këtë”, tha Haxhiu për BNT.

Bekim Haxhiu tha se në autobus nuk kishte tuba me karburant të importuar ilegalisht. Për shkak të kontrolleve të detajuara në kufijtë bullgarë, ai e përjashton mundësinë që një pasagjer të ketë futur një lëndë shumë të ndezshme.

“Në çdo autobus ka tuba, kanë ujë, çdo autobus duhet t’i ketë për çdo rast. Ky është rezervë uji. Kontrolle të rrepta për hyrjen në Bullgari, bagazhet, shoferi – gjithçka – çfarë bartet”, tha Bekim Haxhiu./Gazeta Sinjali/