image Pronarët e sallave të dasmave kërkojnë të fillojnë punën nga prilli, paralajmërojnë edhe protesta

Sociale

Pronarët e sallave të dasmave kërkojnë të fillojnë punën nga prilli, paralajmërojnë edhe protesta

news image

Kryetari i Odës, Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka kërkuar që nga java e parë e muajit prill të lejohet puna e sallave të dasmave, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kërkojmë që të gjitha sallat e dasmave veçanërisht të dasmave që prej marsit të vitit të kaluar nuk kanë punuar, prej javës së parë të muajit prill të fillojnë punën, duke i respektuar rregullat sipas manualit që ne si Odë ua kemi dërguar institucioneve”, tha ndër të tjera ai.

Në një konferencë për media, Sogojeva paralajmëroi se nëse kjo nuk realizohet dhe do të ketë ashpërsim të masave antiCOVID, do të ketë protesta dhe nuk do të respektojnë asnjë masë të re.

“Sipas disa informatave kemi paralajmërime  të shtrëngimit të masave. Kemi marrë vendim që të ju kundërvihemi. Nën një nuk do t i respektojmë apo zbatojmë çfarë do mase që lidhet me shtrëngime që lidhen me COVID-19,  ne nuk do ta respektojmë. Ne kërkojmë që mos të ketë ndryshim apo kufizim të orarit”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/