image Butrint Imeri: Mbrëmja në Gjilan dështoi për shkak të jokorrektësisë së klubit "STOP"

Bota e Yjeve

Butrint Imeri: Mbrëmja në Gjilan dështoi për shkak të jokorrektësisë së klubit “STOP”

news image

Butrint Imeri është padyshim artisti i kësaj vere, i cili ka thyer rekorde për të gjitha këngët verore dhe për këtë fakt ai ka qenë një ndër këngëtarët më të kërkuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai mbrëmë kishte për të performuar në klubin e natës “Stop’ në Gjilan.

Mirëpo mbrëmë Butrint Imeri nuk arriti që të jetë në klubin e natës “STOP” Gjilan për të performuar për fansat e tij, kjo sepse sipas një postimi të bërë në rrjetin social Instagram nga ky lokal, Imeri nuk kishte ardhur për shkak se sipas tyre ai ishte në koncert tjetër në Gjakovë.

“Ju ishit në Gjakovë duke performuar, deri në orën 1 pas mesnate, dhe jemi në dijeni se deri të vini në qytetin e Gjilanit, ju duhen 2 orë. (çfarë faji kanë këtu organizatorët)”, shkruhet në postimin e tyre.

Por, Butrint Imeri ka një version tjetër për këtë ngjarje. Sipas tij klubi i natës “STOP” nuk kishte qenë korrekt me këngëtarin dhe njëkohësisht Imeri ka shtuar se kjo ka qenë e organizuar qëllimisht që ai të mos arrinte në klub.

“Ka qenë çdo gjë e organizuar qëllimisht për mos me u realizu pjesëmarrja ime në klub. Kërkoni lirisht paratë e hyrjes mbrapsht tek ata që i keni japë” – shprehet mes tjerash Butrinti.

Imeri njëkohësisht ka publikuar edhe mesazhet që ka marrë nga fansat pas dështimit të këtij koncerti.

Ata e kanë njoftuar këngëtarin që klubi i natës nuk po ua kthen paratë e që këta kishin dhënë për ta dëgjuar Imerin.

Për Gazetën Sinjali kanë folur edhe nga klubi i natës “STOP” të cilët kanë përsëritur pyetjen e shkruar në postimin e tyre.

“Një pyetje bëjani Butrintit, në sa ora ka përfundu në Gjakovë edhe për sa orë mundet me ardhë prej Gjakove në Gjilan”, kanë thënë nga klubi “STOP” për Sinjalin.

“Butrinit ka performu tre here në Gjilan, pse nuk është mashtru që tre herë në Gjilan. Po artistët e ndryshëm po kqyrin me i marrë ka tri katër koncerte, nuk arrijnë me kohë ne klub. Na nuk mundemi me e nxjerr në klub 10 minuta para se me përfundu orari të cilin e kemi prej qeverisë”, kanë shtuar ata.

/GazetaSinjali/