image Prokurorja speciale: Kemi dorëzuar në Hagë 1 mijë e 764 dokumente për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Drejtësi

Prokurorja speciale: Kemi dorëzuar në Hagë 1 mijë e 764 dokumente për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

news image

Prokurorja e specializuar, Clare Melany Lawson, ka thënë se deri tani i kanë dorëzuar rreth 1 mijë e 764 dokumente për rastin e ish-eprorëve politikë dhe ushtarakë të UÇK-së në Gjykatën Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tha se 1 mijë e 309 materiale potenciale shfajësuese janë nxjerrë në gjuhë shqipe dhe atë angleze.

Dhomat e Specializuara kemi probleme teknike me materialet dhe përcjelljen e tyre.

“Prokuroria vazhdon të plotësojë afatet e caktuar, në përputhje me obligimin tonë. Presim që paketën e dytë të materialeve potenciale shfajësuese t’i dorëzojmë menjëherë pas pushimit të gjykatës”, tha ajo, duke cekur se janë duke u përballur me probleme teknike sa i përket nxjerrjes dhe përcjelljes së këtyre materialeve./Gazeta Sinjali/