image Prokurorja propozon datën për konferencën e ardhshme për çështjen e Thaçit e të tjerëve

Drejtësi

Prokurorja propozon datën për konferencën e ardhshme për çështjen e Thaçit e të tjerëve

news image

Pas konferencës statusore për çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, prokurorja e specializuar, Clare Melany Lawson, ka propozuar që konferenca e radhës të mbahet në mes të muajit dhjetor.

Propozimi i saj është pranuar nga avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, i cili e ka vlerësuar si kohë të përshtatshme. Ky propozim u mbështet edhe nga avokatët e Veselit, Krasniqit e Selimit.

Kurdo që të mbahet, kjo seancë nuk do të pengojë apo ndalojë kërkesën e avokatëve për lirimin me kusht të klientëve të tyre. Sipas avokatëve, seanca për aplikimin për liri me kusht për klientët e tyre mund të mbahet më herët./Gazeta Sinjali/