image Prokurorja Hajdari: UNMIK-u dhe EULEX-i punuan shumë pak për t’i zbardhur krimet e luftës

Drejtësi

Prokurorja Hajdari: UNMIK-u dhe EULEX-i punuan shumë pak për t’i zbardhur krimet e luftës

news image

Në ditën e dytë te Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është mbajtur një panel diskutimi lidhur me krimet e luftës më të cilat përballën gratë.

Pjesë e këtij paneli ishin ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputetja ukrainase, Yevheniia Kravchu, ambasadorja për të drejtat e njeriut nga Franca, Delphine Borione, Prokurorja në Prokurorinë Speciale të Kosovë, Drita Hajdari si dhe Drejtoresha e QKMRT-së, Feride Rushiti.

Gjatë kohës kur diskutuan lidhur me sfidat në të cilat kalojnë gratë gjatë periudhës së luftës si dhe pas mbarimit të saj, Prokurorja Hajadari, ka fajësuar UNMIK-un dhe EULEX-in, të cilët kanë bërë shumë pak në këtë drejtim në kohën kur e kanë pasur për detyrë të trajtojnë krimet e ndodhura gjatë luftës

“Krimet e luftës në mesin e të cilave dhuna seksuale gjatë luftës është barrë që e ngarkon shoqërinë tonë. Është çështje që pas luftës është folur me një dozë turpi e dëshpërimi se çfarë ka ndodh në Kosovë, mirëpo falë shoqërisë civile dhe institucioneve te cilat filluan t’i trajtojnë këto raste dhuna seksuale gjatë luftës doli nga errësira. Mirëpo ende nuk ekzistojnë statistikat reale për numrin e personave të dhunuar në Kosovë dhe akoma para Prokurorisë Speciale është sfidë e madhe për zbulimin dhe regjistrimin, hetimin e këtyre krimeve. Ajo që e ngadalësoi punën tonë ishte fakti se pas luftës neve prokuroreve nuk na është lejuar t’i ndjekim këto vepra penale, pasi kjo punë i është besuar fillimisht UNMIK-ut pastaj EULEX-it, të cilët kanë bërë shumë pak fatkeqësisht. Dhe për kundër mundësive që kishin misionet për sundimin e ligjit në këtë fushë ka mbetur një numër i madh i lëndëve, pas misionit të EULEX-it që janë 900 lënde dhe 200 dosje për të zhdukur’’, ka thënë Hajdari.

Hajdari tha se identifikimi i fajtorëve ka qenë po ashtu i vështirë pasi që kryerësit e krimit kanë qenë të panjohur për viktimat. Ndërsa s ai përket kryerësve vendorë kanë arritur që të i identifikojnë disa.

Ajo, po ashtu shtoi se nuk duhet heshtur për dhunën seksuale, duhet që të raportohet sa më shumë.

/GazetaSinjali/