image Prokuroria zbulon detaje nga aksioni në tri komuna, prangosen shtatë persona për falsifikim dhe keqpërdorim detyre

Drejtësi

Prokuroria zbulon detaje nga aksioni në tri komuna, prangosen shtatë persona për falsifikim dhe keqpërdorim detyre

news image

Prokuroria Speciale ka zhvilluar një operacion në tri komuna lidhur me shpronësimet e kundërligjshme, që ka përfunduar me arrestimin e shtatë personave.

Aksioni është zhvilluar në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri.

Të arrestuarit dyshohen për ryshfet, keqpërdorim pozite apo autoriteti zyrtar dhe ndihmë në veprën penale “Dhënia dhe Marrja e ryshfetit”.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar pajisje teknologjike, para të gatshme në vlerë prej 6 mijw e 450eurosh dhe dokumentacion.

“Si rezultat i këtij operacioni të koordinuar mes Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, janë arrestuar shtatë (7) persona. V.G dhe N.R për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, H.M., Sh.S dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. N.K për veprën penale “Marrja e ryshfetit, dhe A.P, për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale – Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit””, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/