image Prokuroria Themelore në Gjilan jep detaje për vrasjen e 19-vjeçarit

Drejtësi

Prokuroria Themelore në Gjilan jep detaje për vrasjen e 19-vjeçarit

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se më 23 Tetor 2020, pas mesnatës, në rrugën ‘’Gjon Sereqi’’ në Gjilan, dyshohet se një person i moshës 19 vjeçare është sulmuar me thikë, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

“I ndjeri E.S., fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore, në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vrasje e rëndë’’, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjithashtu, lidhur me këtë rast, prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e familjarëve të të ndjerit dhe dëshmitarëve tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale. /Gazeta Sinjali/