image Prokuroria Speciale tregon pse u anuluan seancat për "veteranët"

Drejtësi

Prokuroria Speciale tregon pse u anuluan seancat për “veteranët”

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës ka sqaruar çështjen e raportimeve se infektimi me Covid- 19, i zyrtarit të teknologjisë informative është bërë shkak për anulimin e seancave të rastit “Veteranët”.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se zyrtari i IT- është në pritje të udhëzimeve të IKSHP-së për veprime të mëtejme.

“Zyrtari i TI-së të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili ka qenë i paracaktuar të ofroj asistencën e tij në seancën e datës 17.06.2020 dhe datës 18.06.2020, është në pritje të udhëzimeve të IKSHP-së për veprime të mëtejme, si pasojë e kontakteve të mundshme me rastin pozitiv me COVID 19, të konfirmuar në Sekretariatin e KPK-së”.

Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, anulimi i kësaj seance është bërë edhe për shkak të kushteve dhe hapësirës së vogël në sallën ku është planifikuar të mbahej seanca, si dhe numrin e madh të pjesëmarrësve në seancën e cekur./GazetaSinjali/