image Shënjestrohet një rast i ri për tregti të ndaluar dhe shpërlarje të parave

Drejtësi

Shënjestrohet një rast i ri për tregti të ndaluar dhe shpërlarje të parave

news image

Prokuroria Speciale sot ka shënjestruar një rast të ri për veprën penale “Tregti e ndaluar” dhe “Shpërlarje e parave”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, rasti i shënjestruar ka pasuri të sekuestruar që konsiderohet të jetë e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale të lartcekura.

Komunikata e plotë:

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda.

Ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda, sot kanë shënjestruar edhe një rast ri, për veprën penale “Tregti e ndaluar” nga neni 299, paragrafi 1 i KPRK-së, Shpërlarja e parave, në kundërshtim me nenin 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 32 të Ligjit Nr.03/L-096, për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, po ashtu paraparë edhe me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit Nr.05/L-096, për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Gjithashtu, ju njoftojmë se rasti i shënjestruar sot nga Prokuroria Speciale, ka pasuri të sekuestruar që konsiderohet të jetë e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale të lartcekura. /Gazeta Sinjali/