image Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër kosovares që deshi t'i bashkohej ISIS-it

Kosovë

Njoftimi/ Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër kosovares që deshi t’i bashkohej ISIS-it

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një gruaje nga Kosova.

Kosovarja me inicialet F.Z. akuzohet se para disa vitesh e kishte lëshuar Kosovën me qëllimin që t’i bashkangjitej organizatës terroriste “ISIS”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura F.Z. më 23.08.2014, me dëshirë të plotë, me vetëdije përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari“ në Prishtinë, ka lëshuar vendbanimin e saj të përhershëm në Republikën e Kosovës, për të vazhduar fluturimin për në qytetin Stamboll të Republikës së Turqisë, me qëllim që përmes territorit të Republikës së Turqisë, të udhëtoj për në shtetet islamike Irak dhe Siri, me qëllim që t’i bashkëngjitët organizatës terroriste “ISIS”, e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune nga maltretimet e gjera të vrasjet në këto shtete, organizatë kjo e shpallur Organizatë Terroriste nga OKB-ja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, me këto veprime ajo ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”. /Gazeta Sinjali/