image Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për krim të organizuar, 7 persona të përfshirë

Drejtësi

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për krim të organizuar, 7 persona të përfshirë

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – në Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet F.U, A.R., F.M., E.M, A.M, E.D. dhe M.V, lidhur me rastin “Mulliri”.

Më tej në njoftimin PSRK-së thuhet se ata akuzohen për kryerjen  e veprave penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar, lidhur me veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe veprën penale kultivimi i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

Në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale konsideron se ka prova të mjaftueshme që e vërtetojnë se të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me hierarki në grup dhe me role të përcaktuara.

Sipas PSRK-së gjatë hetimeve janë siguruar dhe sekuestruar prova relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit i kanë kryer veprat penale me qëllim të  përfitimit material të kundërligjshëm, duke bërë kultivimin e bimës narkotike me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ku të pandehurit janë arrestuar në vendin e ngjarjes. 

/GazetaSinjali/