image Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për ushtrim të ndikimit

Drejtësi

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për ushtrim të ndikimit

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tre personave, të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media, kjo prokurori bën të ditur se aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve me iniciale B.G., R.H., dhe D.H.

“I pandehurit B.G, në bashkëkryerje me të pandehurin R.H, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të pandehurit D.H, në mënyrë të drejtpërdrejt kanë kërkuar të holla. Me këto veprime të pandehurit B.G dhe R. H, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit’ nga neni 431 paragrafi 1 lidhur me 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Specialja njofton se i pandehuri me iniciale D.H., dyshohet se i ka dhënë të holla që të ushtronin ndikim të padrejtë ndaj të pandehurve B.G. dhe R.H.

Kësisoj, me këto veprime i pandehuri D.H., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së./Gazeta Sinjali/