image Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një gjyqtari dhe një polici

Kosovë

Drejtësi/ Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një gjyqtari dhe një polici

news image

Kryeprokurori i Prokurorisë Special të Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve R.I, gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës dhe B.G, zyrtar policor.

Dy të pandehurit kanë pranuar përfitim pasuror me pretendimin se gjyqtari R.I., është në gjendje të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar.

Po ashtu, ai më 28.08.2019, në veturën e dëshmitarit F.Z. derisa së bashku po udhëtonin nga Skenderaj për në Prishtinë, ka marrë nga dëshmitari 1.500 euro, me qëllim që i pandehuri të ushtrojë ndikimin e padrejtë te kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për të marrë vendim për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim, ndaj dëshmitarit F.Z. në kohëzgjatje prej katër vjet e dhje të muaj dhe ushtrimit të ndikimit të njëjtë te gjyqtarët e Supremes për prishjen e aktgjykimit të lartcekur me mjetin e jashtëzakonshëm juridik, kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë.

I pandehuri B.G. në cilësi të personit zyrtar, polic në Policinë e Kosovës, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar përfitim pasuror me pretendimin që i njëjti është në gjendje të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, më 28.08.2019, në veturën e dëshmitarit F.Z., në Fushë Kosovë, ka marrë nga dëshmitari 1000 euro, me qëllim që i pandehuri të ushtrojë ndikim të padrejtë te gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës për prishjen e aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 26.07.2018, me mjetin e jashtëzakonshëm juridik, kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, aktgjykim me të cilin dëshmitarit i ishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër vjet e dhj etë muaj./ Gazeta Sinjali/