image Ngritet aktakuzë ndaj 13 të dyshuarve për bixhoz, shpëlarje të parave dhe armëmbajtje

Drejtësi

Ngritet aktakuzë ndaj 13 të dyshuarve për bixhoz, shpëlarje të parave dhe armëmbajtje

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 13 personave të cilët dyshohen për organizim të skemave piramidale, bixhozit, shpëlarje parash dhe armëmbajtjes pa leje, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, PRSK-ja njofton se të dyshuarit S.S., G.K., S.F., A.P., L.P., F.H., F.S., J.Gj., F.K., D.A., B.S., T.P dhe Rr.M, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, vazhdimisht, nga koha e pavërtetuar e deri në mars 2021, në bashkëkryerje kanë organizuar lojëra të fatit – bastore online edhe pse me nenin 1 të Ligjit nr. 06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit nga muaji prill 2019, janë ndaluar të gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Më tej në njoftimin e PSRK-së thuhet se me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në vazhdim.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit G.K, S.F, duke e ditur se pasuria e tyre buron nga aktivitetet kriminale të përshkruara në diapozitivin nën 1 dhe është e fituar me kryerjen e veprave penale, me qëllim të fshehjes së këtyre aktiviteteve dhe burimit të vërtet të pasurisë, parat e tilla i kanë futur në sistemin bankarë përmes deponimeve të të hollave të gatshme, pastaj e kanë kryer shtresimin – fshehjen e origjinës se tyre përmes transfereve bankare, me qëllim që në fund t`i integroj duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

Sipas PSRK-së me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale shpëlarja e parave nga neni 302 të KPRK lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1. të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Ndërkaq, të pandehurit F.S., S.F dhe F.D., në lokalet e bastores online, në kundërshtim me Ligjin për armë nr. 05/L- 022, secili veç e veç, kanë mbajtur në pronësi dhe posedim armë, të cilat janë gjetur dhe konfiskuar me rastin e kontrollit nga ana e policisë, thuhet në njoftim.

PSRK-ja njofton se me këto veprime të pandehurit e lartcekur, secili veç e veç, e kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

/GazetaSinjali/