image Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e përkohshëm të Thaçit, Selimit e Krasniqit

Drejtësi

Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e përkohshëm të Thaçit, Selimit e Krasniqit

news image

Sot në Gjykatën Speciale të Hagës u mbajt seanca e dytë statusore për rastin e Thaçit dhe të tjerëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Në përfundim të kësaj seanca, prokurorja e specializuar, Clare Melany Lawson, tha se Prokuroria Speciale është kundër lirimit të përkohshëm të ish-eprorëve të UÇK-së.

Lawson bëri të ditur se kjo prokurori e ka kundërshtuar dje kërkesën e mbrojtjes për lirimin e përkohshëm të Thaçit dhe të njëjtën gjë paralajmëroi se do e bëjë sot edhe me kërkesën e Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Sa i takon kërkesës për shtyrjen e kohës, sa i takon përgjigjes lidhur me mocionet për lirim të përkohshëm, prokuroria është kundër këtyre kërkesave, fuqimisht. Fuqimisht ne kemi parashtruar përgjigjen ndaj kërkesës së zotit Thaçi. E kemi dhënë këtë përgjigje dje, në kohën e duhur me numrin e e fjalëve brenda kufirit të numrit të fjalëve. Të njëjtën gjë do të bëjmë sot për zotin Selimi dhe zotin Krasniqi, të gjitha palët njoftohen për rëndësinë e bërjes së parashtrimit të kërkesave të plota, duke pasur parasysh edhe objektin e kufizuar të përgjigjeve të autorizuara“, tha ajo./Gazeta Sinjali/