image Prokuroria Speciale kërkon edhe dy muaj arrest shtëpiak për Dejan Pantiqin

Drejtësi

Prokuroria Speciale kërkon edhe dy muaj arrest shtëpiak për Dejan Pantiqin

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak edhe për dy muaj në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Burimet e Sinjalit nga PSRK-ja tregojnë se kërkesa është bërë të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga prokurori i rastit.

Derisa nga Gjykata Themelore nuk kanë treguar lidhur me kërkesën  e PSRK-së.

Nga ana tjetër avokati i Dejan Pantiqit, Ljubomir Pantoviq ka treguar se duke pas parasysh rrethanat, me shumë gjasë gjykata do të pranojë një kërkesë të tillë.

Ai ka paralajmëruar se do të paraqesë kërkesë për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masë më të butë, pra që klienti i tij të lirohet nga burgu me kusht që të paraqitet në stacion policor.

“Nisur nga reagimet pas vendimit të arrestit shtëpiak për Pantiqin dhe nga përvoja ime, besoj se gjykata do ta pranojë kërkesën e prokurorisë dhe më së voni deri më 9 janar do të vendosë për të”, ka thënë ai.

Ish-policit serb, Dejan Pantiq, që dyshohet për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri.

Arrestimi i Dejan Pantiqit  me 10 dhjetor 2022 ka bërë që serbët në veri të Kosovës të bllokojnë rrugët që çojnë në Jarinje dhe Bërnjak.

Ata kishin vendosur kusht lirimin e Pantiq për heqjen e barrikadave.

Derisa me 28 dhjetor Gjykata Themelore e Prishtinë  i ka ndryshuar masën e paraburgimit  me atë të arrestit shtëpiak.

/GazetaSinjali/