image Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Polici që vdiq në poligon u vetëplagos aksidentalisht

Drejtësi

Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Polici që vdiq në poligon u vetëplagos aksidentalisht

news image

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në poligonin e qitjes në Cërnushë të Mitrovicës, ku një zyrtar policor është vetëplagosur aksidentalisht. Polici Burim Tahiri ka humbur jetën në spital pasi u dërgua pas plagëve të marra.

Polici 44-vjeçar u dërgua në spital por nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq. Vdekjen e tij për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelorë në Mitrovicë, teksa me një njoftim doli edhe Policia.

Ndërkohë, rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ku kanë deklaruar se polici derisa ka qenë në gjuajtje në kuadër të një trajtimi të rregullt, aksidentalisht i është shkrepur arma zyrtare.

“Në vendin e ngjarjes deklarohet se ka dalë prokurori kujdestar i DKR të PTH Mitrovicë, dhe sipas informacioneve të para rasti ka ndodhur aksidentalisht”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Gazeta Sinjali raportoi se zyrtarit policor i shkrepi arma duke hyrë në veturë, pasi doli nga poligoni i qitjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni e konfirmoi rastin për Sinjalin dhe tha se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Po, e konfirmojmë që ka ndodhë në poligonin e qitjes. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes. Trupi është dërguar për obduksion”, tha Preteni për Sinjalin.

Edhe nga Policia e Kosovës e konfirmuan se sipas informatave të para rasti ka ndodhur aksidentalisht.

/GazetaSinjali/