image Prokuroria nis hetimin për shitjen e biletave me çmime astronomike në të zezën

Kosovë

Drejtësi/ Prokuroria nis hetimin për shitjen e biletave me çmime astronomike në të zezën

news image

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se bazuar në lajmet e publikuara në media ka filluar grumbullimin e informatave, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura për shitjen e biletave për ndeshjet e zhvilluara nga kombëtarja e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu pas pyetjes së Gazetës Sinjali nëse ky institucion është në dijeni për shitjen e biletave në të zezën, për ndeshjen e mbrëmshme Kosovë-Mali i Zi dhe nëse do të inicoj rast për qytetarët që shesin kundërligjshëm biletat siç janë ato përmes platformave online.

Gazeta Sinjali kishte raportuar se disa qytetarë që kanë arritur t’i blejnë biletat për ndeshjen e nesërme Kosovë-Mali i Zi, po i shesin në të zezën, në faqen online “merr jep”.

Sinjalizuesit kanë raportuar në redaksinë e Gazetës Sinjali se çmimet për një biletë kanë variruar  nga 50 deri në 160 euro. /Gazeta Sinjali/