image Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të burgosurit në QKUK
[wp-story id="814678"]

Siguri

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të burgosurit në QKUK

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës dje njoftoi se mbrëmjen e së martës, ka ndërruar jetë një burgosur me inicialet R.S, i cili po trajtohej në Klinikën e Neurologjisë, QKUK.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se kjo prokurori ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj vdekjeje.

Këto burime kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i R.S., është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas SHKK-së, tani i ndjeri gjatë mbajtjes së dënimit, ishte diagnostikuar me tumor malinjë në regjionin e pelvikut./GazetaSinjali/