image Prokuroria nis hetimet për vdekjen e një pacienti në QKUK

Siguri

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e një pacienti në QKUK

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes së një pacienti në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda kësaj prokurorie kanë bërë të ditur se pacienti në fjalë ishte duke u trajtuar në këtë qendër, për shkak të disa lëndimeve që kishte marrë në fshatin Terrnovicë e Epërme në Podujevë.

Ai kishte qenë duke prerë dru në pyllin e këtij fshati, kur ishte lënduar dhe pastaj ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:30.

Sinjali mëson se trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/