image Prokuroria nis hetimet pas kërkesës së ministrit Vitia rreth çështjes së vaksinave

Drejtësi

Prokuroria nis hetimet pas kërkesës së ministrit Vitia rreth çështjes së vaksinave

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka autorizuar Policinë për të iniciuar rast për veprën “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së.

“Prokurori i Shtetit, do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore, prandaj ju sigurojmë se kushdo që tenton ta dëmtojë një proces kaq delikat dhe konfidencial, do të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mbrëmë ka reaguar pas lajmeve se ai nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë Pfizer dhe BioNtech për sigurimin e vaksinave antiCOVID.

Ai ftoi Prokurorinë të nisë hetimet rreth kësaj çështjeje.

/Gazeta Sinjali/