image Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy grave për pjesëmarrje në ISIS

Kosovë

Drejtësi/ Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy grave për pjesëmarrje në ISIS

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurave me inicialet L.I dhe A.A., pasi  kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurat me dashje kanë marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste, në atë mënyrë që kanë shkuar në Siri dhe i janë bashkangjitur organizatës terroriste, militante, ekstremiste “ISIS” (Islamic State of Iraq and the Sham), duke e përkrahur këtë organizatë dhe veprimtaritë e saj.

Sipas Prokurorisë Speciale njëra nga të pandehurat me të hollat që ka pranuar nga Shteti Islamik u kanë ofruar shërbime logjistrike anëtarëve meshkuj të familjes të cilët ishin ushtarë.

“Po ashtu, e dyshuara A.A., me vëllain e bashkëshortit të saj, përmes Aeroportit të Tiranës “Nënë Tereza” kanë shkuar së pari në Stamboll, e pastaj në Siri, ku, secila veç e veç, duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave nga Shteti Islamik iu kanë ofruar shërbime logjistike ushtarëve – anëtarëve meshkuj të familjes, ashtu që e pandehura L.I., pas vrasjes së bashkëshortit të parë A.U., është martuar me K.K., nga Shkupi, e pas vrasjes së tij me N.H. nga Pogradeci, të cilët po ashtu aktivisht kanë luftuar, e gjithë kohën duke e ndërruar vendbanimin varësisht nga ndryshimi i territorit të Shtetit Islamik, deri sa ISIS-i e ka pësuar disfatën e plotë kur kanë qenë të detyruar që të dorëzohen te forcat Kurde të cilët pastaj me ndihmën e ushtrisë Amerikane i kanë deportuar në Kosovë më 24 prill 2019”, thuhet në njoftimin e PSRK-së./Gazeta Sinjali/