Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Zvicër ka akuzuar presidentin e PSG, Nasser Al Khealaifi për dhënie ryshfeti.
Sipas akuzës, Al-Khelaifi dyshohet se i ka dhënë ryshfet ish sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerom Valcke, transmeton Gazeta Sinjali.
Valcakle akuzohet për pranim ryshfeti nga presidenti i PSG. Por si ka ndodhur rasti?
Presidenti i PSG që qëndron prapa mediumi ‘beIN Media Group’ ka marrë të drejtat për transmetimin e Kupës së Botës.
Ai i ka dhënë ryshfet ish-sekretarit të FIFA-s që t’i jap më shumë privilegje. Siç thuhet, Al-Khealaifi i ka dhënë një pagesë prej 500 mijë euro dhe të drejtën për të përdorur njërën nga vilat e presidentit të PSG për një periudhë prej 18 muajsh.
Po ashtu Valcke ka pranuar edhe një orë luksoze që ia ka dhënë presidenti i PSG./Gazeta Sinjali/