image Prokuroria lëshon njoftim për aksionin "Brezovica", bastiset objekti i strukturave paralele në Shtërpcë

Drejtësi

Prokuroria lëshon njoftim për aksionin “Brezovica”, bastiset objekti i strukturave paralele në Shtërpcë

news image

Aksioni “Brezovica” është duke vazhduar edhe sot, me ç’rast janë duke u bastisur shtatë lokacione në rrethinë të Shtërpcës, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë operacion, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka lëshuar njoftim, ku ka bërë të ditur se bastisje po kryhen edhe në objektin e komunës, për shkak të dyshimeve për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Krime të Rënda në Prishtinë, është duke vazhduar aksioni “Brezovica ” përkatësisht, urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Lidhur me këtë aksion i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera.”

Ndryshe, më 3 mars, janë prangosur shtatë persona të dyshuar për këtë rast, tre ish- zyrtarë të Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër persona, pronarë të kompanive private.

Policia e Kosovës edhe në muajin dhjetor të vitit 2021 dhe në muajin janar të këtij viti ka arrestuar persona të përfshirë në rastin e quajtur “Brezovica”

Në fund të dhjetorit, janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, njëherësh zyrtarin e Listës Serbe, Bratisllav Nikolliq, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

/GazetaSinjali/