Pas mesnatës së 21 marsit, Policia e Kosovës ka arrestuar personin e njohur në publik si “Princ Valentiono Corleone”, pasi i njëjti u denoncua nga babai i tij për dhunë në familje.
Me vendim të prokurorit ai u ndalua për 48 orë, derisa sot Prokuroria Themelore në Gjilan ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Prokuroria ka bërë kërkesë që Vali Corleones t’i caktohet masa e paraburgimit, në ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Prokuroria ka kërkuar që i njëjti të mos lihet në liri për shkak të rrethanave rënduese, raportit të tij me familjen dhe meqë është recidivist i veprave penale.