Prokuroria Speciale në Hagë ka bërë kërkesë që gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Salih Mustafës të nisë në muajin korrik.
Si datë e mundshme është përmendur 15 korriku.
Prokuroria madje ka kërkuar të shtohet edhe një dëshmitar për të cilin ka thënë se s’do të ketë masa shtesë mbrojtëse.
Në anën tjetër, mbrojtja ka thënë se nuk pajtohet me kërkesën e prokurorisë, por se gjykimi të nisë më vonë.