Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij rajoni, që të caktojë masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale B.P., i cili dyshohet se ka kërcënuar një zyrtar policor, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.
“Po, mund të konfirmoj që Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Seanca gjyqësore është duke u mbajtur tani dhe shumë shpejt do të ju njoftojmë me vendimin e gjykatës”, tha ai.
B.P. është arrestuar më 17 gusht të këtij viti, pasi që dyshohet se ka kërcënuar një zyrtar policor, përmes rrjetit social Viber dhe atë ditë iu caktua masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/