image Prokuroria kërkon paraburgim për personin që filmoi një femër nga dritarja

Kosovë

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që filmoi një femër nga dritarja

news image

Dje Sinjali ka raportuar për një rast të filmimit të një femre nga dritarja pa dijeninë e saj. Për këtë rast Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit, që të caktohet masa e paraburgimit për personin që filmoi fshehurazi.

Këtë kërkesë të prokurorisë për Sinjalin e ka konfirmuar, zyrtarja për media nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, me datë 08.07.2021 pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin A.B., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’ nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, Prokurori i Shtetit, pranë kësaj Gjykate ka parashtruar kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një (1) telefoni. Rasti në fjalë është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, andaj për rrjedhën e mëtutjeshme do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ajo për Sinjalin.

/GazetaSinjali/