image Prokuroria kërkon arrestimin e 40 personave lidhur me tërmetin e fuqishëm

Rajon

Prokuroria kërkon arrestimin e 40 personave lidhur me tërmetin e fuqishëm

news image

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 40 urdhër-arreste pas hetimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në kryeqytet.

Sipas burimeve, mësohet se janë shoqëruar disa persona lidhur me këto hetime. Numri i të ndaluarve ka shkuar në 25, ndërkohë që personat e tjerë janë në kërkim.

Në mesin e të ndaluarve ka zyrtarë dhe ish-zyrtarë, inxhinierë, shefa urbanistike dhe ish-drejtues vendorë. Dy prej tyre janë ish-kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreu i komunës së Kasharit, Besnik Fuçia.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, në Tiranë nuk pati viktima, por dëme të konsiderueshme materiale. Shumë pallate dhe ndërtesa kanë pësuar dëmtime të rënda.

Aksioni i bluve të kryeqytetit për shoqërimin e personave të dyshuar është shtrirë në Vorë, Kashar dhe Farkë.