image Prokuroria: Faji i vetëm i viktimave të Mustafës është që ishin LDK
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Prokuroria: Faji i vetëm i viktimave të Mustafës është që ishin LDK

news image

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar gjykimi ndaj Salih Mustafës, ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i akuzuar për krime lufte, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas prokurorisë, viktimat e Mustafës ishin shqiptarë dhe faji i vetëm i tyre ishte se i përkisnin një partie tjetër politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Prokurori i specializuar tha se viktimat janë mbajtur në stallë të kafshëve dhe janë kequshqyer e keqtrajtuar.

“Provat do të dëshmojnë se këto krime kanë ndodhur dhe që Mustafa është përgjegjës për to. Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Kosovës. Askush nga burrat e ndaluar nuk përbënte kërcënim ushtarak për UÇK-në. Ata po përpiqeshin të siguronin jetesën duke bërë tregti nëpër tregje lokale. ‘Faji’ i tyre ishte se i përkisin një partie të caktuar politike – LDK-së”.

“Krimet janë kryer nga i akuzuari dhe varësit e tij”, tha prokurori.

“Kur viktimat u liruan nga kompleksi, më 19 prill 1999, për shkak të ofenzives serbe, asnjëri nuk u pa kurrë më i gjallë…I akuzuari akuzohet për menaxhim të kompleksit, siç e ka pranuar edhe vetë, kishte kompetencat e plota mbi kompleksin, përveç mbikëqyrjes dhe pjesëmarrjes në krime”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/