image Prokuroria e Shtetit ka ngritur 77 akuza për 99 persona për 24 orë

Drejtësi

Prokuroria e Shtetit ka ngritur 77 akuza për 99 persona për 24 orë

news image

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 77 aktakuza kundër në 99 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 24 persona, si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 3 personave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një VW-Pick up, ngjyrë e kaltër, viti i prodhimit 1998, një motor sharre e markës “Stihl 023, ngjyrë bardhë-portokalli, si dhe të masës drusore e llojit breu, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 1.00 m³.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar 12 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 3 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 17 aktakuza kundër 25 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 7 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 7 persona për vepra të ndryshme penale. Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në ndalim 48 orësh. Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria

Themelore e Pejës ka ngritur 4 aktakuza ndaj 4 personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohet të jenë përfituar përmes veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar 3 persona të dyshuar dhe ka ngritur 2 aktakuza, kundër 2 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 1 person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale. Po ashtu, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur 3 aktakuza kundër 4 personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 25 aktakuza kundër 28 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar dhe ka ngritur 19 aktakuza kundër 21 personave për vepra të ndryshme penale.