image Prokuroria e Pejës jep detaje për rrahjen ndërmjet fëmijëve ku u përfshi drejtori i ORL-së në QKUK

Kosovë

Siguri/ Prokuroria e Pejës jep detaje për rrahjen ndërmjet fëmijëve ku u përfshi drejtori i ORL-së në QKUK

news image

Prokuroria e Pejës ka dhënë versionin e saj për rastin e përfshierjes së drejtorit të ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Hajdin Thaçit në një rrahje ndërmjet disa fëmijëve në Klinë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë se për këtë rast është ndaluar një person. Mësohet se personi i ndaluar është djali i drejtorit të ORL-së në QKUK, Hajdin Thaçit, i cili po ashtu ka qenë i përfshirë në këtë rast.

“Lidhur me një përleshje fizike në Klinë, Prokurori i Shtetit ka ndaluar një person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor””, ka thënë Nikçi për Gazetën Sinjali.

Përfshierjen e Thaçit në këtë rrahje e ka konfirmuar paraprakisht prokurorja e rastit, Lumturije Vuçetaj.

“Po është e vërtetë që ka qenë i involvuar”, ka thënë Vuçetaj.

Gazeta Sinjali mëson se ka pasur përleshje fizike dhe me gurë mes disa fëmijëve. E tëra dyshohet se ka nisur për shkak të një biciklete. /Gazeta Sinjali/