image Prokuroria e konfirmon: Policja në Gjilan vrau 4 familjarët dhe veten

Kosovë

Tragjedi/ Prokuroria e konfirmon: Policja në Gjilan vrau 4 familjarët dhe veten

news image

Gazeta Sinjali raportoi para pak minutave se policja, Valdete Bllaca, vrau prindërit e saj, dy vëllezërit dhe veten, sot në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan.

Këtë e konfirmoi tani edhe Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Prokuroria njofton se vdekja e tyre është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalur në vendin e ngjarjes së bashku me policinë dhe prokurorin e rastit, i cili ka dhënë urdhër që trupat e tyre të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

“Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë”, përfundon njoftimi i prokurorisë. /Gazeta Sinjali/