image Prokuroria dhe mbrojtja pajtohen për të përshpejtuar procesin Thaçi e të tjerët

Drejtësi

Prokuroria dhe mbrojtja pajtohen për të përshpejtuar procesin Thaçi e të tjerët

news image

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka bërë të ditur se  gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht kërkesat e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit për leje për apelimin e dy vendimeve të mëparshme të tij, ku autorizonte Prokurorin të ndryshonte listat e dëshmitarëve dhe të provave materiale.

“Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, palët i dorëzuan parashtrime me shkrim gjykatësit të Procedurës Paraprake lidhur me pikat faktike për të cilat pajtohen. Gjykatësi i kishte urdhëruar t’i bënin parashtrimet në përputhje me Rregulloren, sipas së cilës ai duhet të evidentojë pikat për të cilat Prokuroria dhe mbrojtja pajtohen, për të përshpejtuar procesin duke shkurtuar listën e pikave të kontestuara”, tha Doyle.

Zëdhënësi i DhSK-së  më tej theksoi se në të njëjtën çështje gjyqësore, më 18 nëntor, prokurori i specializuar dorëzoi një listë paraprake me 40 dëshmitarët e parë që Prokuroria synon të thërrasë gjatë gjykimit.

Ai më tej tha se dje, gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht kërkesat e Thaçit dhe Selimit për leje për apelimin e dy vendimeve të mëparshme të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, ku autorizonte Prokurorin të ndryshonte listat e dëshmitarëve dhe të provave materiale.

Sipas Doyle në vendimet e nxjerra më 18 nëntor, gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Gjykatësi konstatoi se për të dy të akuzuarit ekziston ende rrezik I moderuar që të arratisen, të pengojnë procesin gjyqësor apo të kryejnë krime të tjera dhe këto rreziqe nuk mund të zvogëlohen mjaftueshëm nga kushtet jashtë objektit të paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, tha Doyle.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë njoftoi se gjykatësi vlerësoi proporcionalitetin e përgjithshëm të kohës në paraburgim dhe konstatoi se për asnjë nga të akuzuarit nuk është joproporcionale.

/GazetaSinjali/