Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj. Ajo tha se Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të njëjtit”, tha ajo.
Agim Ademi ishte intervistuar dje nga Policia e Kosovës, ndërsa pas intervistimit ndaj tij Prokuroria e Shtetit kishte vendosur urdhërin për mbajtje prej 48 orëve.