image Prokurori: Provat tregojnë se Trumpi ‘në mënyrë të qartë’ lejoi mashtrimin tatimor
[wp-story id="814678"]

Botë

Prokurori: Provat tregojnë se Trumpi ‘në mënyrë të qartë’ lejoi mashtrimin tatimor

news image

Prokurorët kanë rifilluar argumentat e tyre përmbyllës në gjyqin e mashtrimit tatimor të Organizatës Trump, duke premtuar se do të ndajnë detaje të pazbuluara më parë në lidhje me njohuritë e Donald Trump-it për një skemë të shmangies së taksave të krijuar nga një prej drejtuesve të tij më të lartë.

Ndihmës Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Joshua Steinglass vazhdoi përmbledhjen e tij të çështjes të premten pasi u tha anëtarëve të jurisë të enjten se “Donald Trumpi e dinte saktësisht se çfarë po ndodhte me drejtuesit e tij më të lartë”.

Çështja e mashtrimit fiskal është gjyqi i vetëm që lindi nga hetimi tre-vjeçar i zotit Trump dhe praktikave të tij të biznesit nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhattanit.

Kompania ka mohuar keqbërjen, me avokatët e saj që argumentojnë se financieri Weisselberg kishte si qëllim të përfitonte vetëm për veten e tij. Vetë Trumpi nuk është në gjyq.

/GazetaSinjali/