Gjykata Speciale ka treguar gjatë prezantimit në privat të dëshmitares së parë kundër ish-krerëve të UÇK-së, se e njëjta është marrë në pyetje dy herë nga prokuroria.
Gjatë kohës sa seanca kaloi në privat, dëshmitarja i është përgjigjur disa pyetjeve të cilat sipas gjykatës do të mund të ndikonin në zbulimin e identitetit të saj.
Kjo është edhe arsyeja pse një pjesë në fillim të seancës ka qenë e mbyllur për publikun.
Ndërkohë dëshmitarja e mbrojtur ka dhënë betimin e saj se do ta thotë vetëm të vërtetën gjatë marrjes në pyetje nga prokurori.
Një pjesë e seancës u hap për publikun.
Megjithatë pas sqarimit të disa dokumenteve shtesë që i kishte pranuar gjyqtari, Matthew Halling prokurori i rastit ka kërkuar që i gjithë procesi i marrjes në pyetje të dëshmitares të kalojë në seancë private.