image Prokurori i Speciales ia përmend Thaçit faljen e të dënuarve në rastin “Bllaca”, një ditë para dorëheqjes

Drejtësi

Prokurori i Speciales ia përmend Thaçit faljen e të dënuarve në rastin “Bllaca”, një ditë para dorëheqjes

news image

Përveç akuzave të Speciales, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ish-presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi, iu përmend edhe vendimi për faljen e dy të dënuarve në rastin “Bllaca”, në ditë para se të jepte dorëheqje nga posti i presidentit dhe të nisej për në Hagë.

Një prokuror gjatë paraqitjes së parë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ia ka përmendur atij faljen e dy të dënuarve për rastin “Bllaca”.

Deklaratat e prokurorit erdhën pasi avokati David Hooper kërkoi lirimin e përkohshëm të Thaçit. Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar u shprehën se mezi presin t’i tregojnë arsyet se pse Thaçi, sipas tyre, duhet të mbahet në paraburgim./Gazeta Sinjali/