image Prokurori i Shtetit në mbrojtje të votës, fton qytetarët të raportojnë çdo keqpërdorim

Kosovë

Prokurori i Shtetit në mbrojtje të votës, fton qytetarët të raportojnë çdo keqpërdorim

news image

Prokurori i shtetit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili po zhvillohet sot, për kryetarë të dy komunave, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton kumtesa, që nga ora shtatë e mëngjesit të sotëm, janë të angazhuar prokurorë kujdestarë, të cilët do të përcjellin për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.

Tutje, bëhet e ditur se prokurorët kujdestarë janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

Gjithashtu, prokurori i Shtetit ka bërë thirrje që me qëllim të parandalimit të çdo shkelje që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës. /Gazeta Sinjali/