Prokurori i rastit për ngjarjen në Gllogjan ka folur para mediave dhe ka thënë se janë disa pista të ndryshme të hetimit.
Sipas tij, për momentin s’ka ndonjë motiv të caktuar që dyshohet se ka mundur të çoj deri në ngjarjen ku mbetën të vrarë tre persona, por se janë duke punuar në zbardhjen e autorëve të mundshëm të krimit.
“Ka pista të ndryshme të hetimit. Për momentin s’kemi motiv të caktuar dhe s’kemi informata që të ndajmë me ju. Nuk mund të flasim as për numrin e personave të dyshuar por vetëm jemi duke punuar në drejtim të identifikimit të kryerësve të këtij krimi tragjik”, është shprehur ai.
Pas një sulmi me armë zjarri drejt një autobusi, në mbrëmjen e sotme, humbën jetën dy nxënës dhe shoferi. /GazetaSinjali/